Shangai: Produktet me teknologji 4K dhe 5G shfaqen në Ekspozitën Botërore të Pajisjeve Elektronike të Kinës

2019-03-18 10:36:46 CRI Komenti juaj Printoni

Një varg produktesh me teknologji të lartë 4K dhe 5G janë paraqitur në Ekspozitën Botërore të Pajisjeve Elektronike të Kinës në Shangai. Ekspozita e këtij viti ka tërhequr afro 900 sipërmarrje për të shfaqur produktet e tyre të reja. Me fillimin e kanalit të Televizionit me Qartësi të Lartë (HDTV), televizorët e brezit të ri janë bërë një pikë tërheqëse në këtë ekspozitë.

Jia Shaoqian është një prej ekspozuesve. Ai shprehet:

"Zonat e errëta bëhen më të errëta dhe zonat e ndritshme bëhen më të ndritshme, duke e bërë pastërtinë e ngjyrave edhe më të mirë".

Teknologjia 5G gjithashtu është një nga pikat më tërheqëse në ekspozitë. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat vjetore të industrisë së pajisjeve elektro-shtëpiake të Kinës arrijnë në 1.5 trilionë juanë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore