Kinë, punësimi mbetet i qëndrueshëm

2019-03-18 09:42:09 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se, pavarësisht rritjes së përqindjes së papunësisë në dy muajt e parë të sivjetshëm, punësimi në Kinë gjendet në një nivel të qëndrueshëm.

Papunësia e anketuar në zonat urbane arriti në 5.1 % në janar dhe 5.3 % në shkurt, përkatësisht 0.1 dhe 0.3 pikë përqindje më e lartë se në të njëjtët muaj të vitit të kaluar.

Li Xiru nga Zyra Kombëtare e Statistikave u shpreh se ngritja e papunësisë ka të bëjë me pakësimin e vendeve të punës në firmat e eksportit, për shkak të uljes së kërkesës së jashtme dhe ndikimit sezonal në periudhën e Vitit të Ri Kinez.

Ai shtoi se gjendja e punësimit do të përmirësohet në të ardhmen, me zbatimin e masave mbështetëse qeveritare dhe zhdukjen e ndikimeve sezonale.

Politikëbërësit kanë marrë një sërë masash për të garantuar qëndrueshmërinë në tregun e punësimit, duke përfshirë lehtësitë për pagimin nga punëdhënësit të sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre, subvencionet qeveritare për trajnimin profesional dhe uljen e madhe të taksave.

Politika të favorshme u janë ofruar gjithashtu atyre që nisin bizneset e veta.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore