Përfaqësuesi i OKB-së arriti në Siri për bisedime

2019-03-18 09:36:45 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë Geir Pedersen arriti të dielën në Damask, për të zhvilluar bisedime me zv.kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Sirisë Walid Muallem mbi procesin e zgjidhjes politike të problemit sirian.

Pas arritjes në Damask, Pederseni tha se ai do të diskutojë me qeverinë siriane kryesisht për zbatimin e rezolutës nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që thekson respektimin e sovranitetit, të pavarësisë dhe të tërësisë territoriale të Sirisë dhe projektin e zgjidhjes së problemit të drejtuar nga vetë sirianët.

Sipas njoftimeve nga mediat siriane, Walid Muallem theksoi në bisedime se vetëm populli sirian mund të vendosë për të ardhmen e vendit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore