Corbyn: Platformat e mediave sociale duhet të veprojnë pas sulmit në Zelandën e Re

2019-03-18 09:34:17 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i laburistësve britanikë Jeremy Corbyn tha të dielën se platformat e mediave sociale duhet të reagojnë më shpejt dhe të ndalojnë transmetimet e drejtpërdrejta.

Corbyn i bëri këto komente pas transmetimit të drejtpërdrejtë të sulmit me armë në Zelandën e Re javën e kaluar.

Ai theksoi se incidenti ngre pyetje mbi rregullimin e çështjeve të mediave sociale:

"Ata që kontrollojnë dhe kanë në pronësi platforma të mediave sociale duhet të merren menjëherë me një gjë të tillë dhe të ndalojnë gjërat që transmetohen. Por kjo ngre problemin e rregullimit të mediave sociale, sepse mediat sociale - dhe ka shumë vende shumë të errëta në mediat sociale - janë vendi ku ky person po shprehte idetë e tij ekstremiste, që u morën jetën 50 njerëzve në Christchurch"

Një person i armatosur transmetoi në "Facebook" drejtpërdrejt pamjet e sulmit në dy xhami, që shkaktuan 50 të vrarë.

Videoja u përhap shpejt në internet e ende mund të gjendej në platforma të mediave sociale, duke përfshirë "Twitter"-in edhe disa orë pas incidentit.

Sulmi i së premtes në qytetin Christchurch, të cilin kryeministrja e Zelandës së Re e quajti sulm terrorist, ishte vrasja masive më e rëndë në kohë paqeje në këtë vend. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore