Kina, masa për përmirësimin e tregtisë së jashtme në 2019

2019-03-18 20:29:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të marrë një sërë masash për të mbështetur tregtinë e jashtme këtë vit në kushtet e rritjes së pasigurisë, tha të hënën ndihmësi i ministrit të Tregtisë, Ren Hongbin.

Zhvillimi i tregtisë së jashtme të vendit po përballet me një mjedis më të komplikuar dhe më të rëndë, me pasiguri më të madhe dhe me më shumë rreziqe dhe sfida, tha Ren në një konferencë kombëtare mbi importet dhe eksportet.

Megjithatë, Kina këtë vit "ka bazën dhe kushtet e nevojshme për të arritur objektivin e saj për stabilitetin e tregtisë së jashtme, ndërkohë që përmirëson cilësinë", tha Ren.

Autoritetet do të sigurojnë zbatimin e plotë të politikave aktuale tregtare dhe do të nxitin në mënyrë të vazhdueshme ndërtimin e Kinës në një fuqi të madhe tregtare, tha ai.

Më shumë përpjekje do të bëhen për të diversifikuar destinacionet e eksportit të vendit dhe për të optimizuar strukturën e tregut, shtoi Ren.

Politikat për të mbështetur llojet e reja të biznesit, duke përfshirë tregtinë elektronike ndërkufitare do të përmirësohen për të nxitur modelet e reja të tregtisë, ndërsa përpunimi i tregtisë do të përmirësohet, tha ai.

Do të merren masa për të zgjeruar importet dhe për të përmirësuar strukturën e tyre, për të rritur tregtinë kufitare dhe për të përmirësuar nivelin e lehtësimit të tregtisë, përfundoi Ren.

Mrekulli
Lajmet Kryesore