ShBA, nisin hetimet ndaj Administratës së Aviacionit Federal

2019-03-18 20:22:14 CRI Komenti juaj Printoni

Bëhet e ditur se Departamenti Amerikan i Transportit po heton Administratën e Aviacionit Federal (AAF) për miratimin e saj të Boeing 737 MAX.

Hetimi vjen pas dy rrëzimeve ajrore të këtij tipi avioni në një hark kohor prej 5 muajsh, përfshi incidentin fatal të këtij muaji në Etiopi me pasojë humbjen e jetës së të gjithë 157 personave në bord, përfshi 8 shtetas kinezë.

Sipas "Wall Street Journal" Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm pranë Departamentit Amerikan të Transportit po shqyrton nëse AAF-ja hetoi në mënyrë të përpiktë standardet e projektimit dhe të inxhinierisë të sistemit të avionit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore