Kina, më shumë projekte bashkëpunimi nën Nismën "Një brez, një rrugë"

2019-03-18 19:36:03 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan planet për nisjen e më shumë projekteve të bashkëpunimi ndërkombëtar me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".

Wang Xiaolong është drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Ekonomike Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Ai shprehet se plani i ri është një vazhdim i projekteve të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar të cilat janë nisur në kuadër të nismës që prej propozimit për herë të parë në vitin 2013.

""Projektet e ndërtimit të infrastrukturës të nisura gjatë gjashtë viteve të fundit kanë rritur ndërlidhshmërinë midis Kinës dhe vendeve të "Një brez, një rrugë", duke injektuar forcë në ekonomitë e tyre si nga ana e ofertës ashtu edhe nga ajo e kërkesës. Projektet e bashkëpunimit kanë ndihmuar gjithashtu në përmirësimin e statusit të këtyre vendeve në industrinë globale dhe zinxhirin e furnizimit, duke forcuar zhvillimin e vetënxitur dhe duke shtuar nxitësit e rinj të rritjes".

Disa nga projektet u theksuan në një seminar të mbajtur në kryeqendrën e provincës Henan, Zhengzhou, në fillim të këtij muaji.

Një prej tyre është stacioni i karburantit "Yenbo" në Arabinë Saudite, që do të përfshijë një fabrikë të shkripëzimit të ujërave detare dhe po ndërtohet nga kompania me seli në Shandong "SEPCO III", një degë e "PowerChina".

Drejtori i operacioneve jashtë vendit, Zhu Lintao, tha se kompania po udhëheq një konsorcium ndërkombëtar.

"Projekti përfshin një firmë konsulence gjermane, një kompani spanjolle që projekton centralin elektrik dhe konglomeratin amerikan General Electric, i cili siguron gjeneratorët elektrikë. Disa furnizues gjermanë sigurojnë ventilatorët zhytës. Pajisja për fabrikën e shkripëzimit të ujit të detit ofrohet nga Grupi Doosan nga Koreja e Jugut. PowerChina vepron si një koordinatore projekti."

Mrekulli
Lajmet Kryesore