Konferenca e OKB-së, thirrje për përballimin aktiv të ndryshimit klimatik

2019-03-15 12:14:52 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u hap në selinë e Programit të Mjedisit të OKB-së në kryeqytetin e Kenias Najrobi mbledhja e 4-t e nivelit të lartë e Konferencës së Mjedisit të OKB-së. Në këtë mbledhje morën pjesë mbi 4700 përfaqësues nga më shumë se 170 vende e rajone të botës dhe të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë presidentin e Kenias Uhuru Kenyatta, presidentin e Francës Emanuel Makron etj., të cilët bënë thirrje për ndërmarrjen e veprimeve aktive përballë ndryshimit të klimës.

Mbledhja e nivelit të lartë është një platformë e krijuar nga Konferenca e Mjedisit e OKB-së për komunikimin midis ministrave të mjedisit të vendeve anëtare. Në mbledhjen e së enjtes, krerët e shteteve dhe ministrat e mjedisit shprehën përkatësisht mendime për ndryshimin e klimës. Presidenti kenian Kenyatta tha se kjo mbledhje zhvillohet në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po bën përpjekje si kurrë më parë për zgjidhjen e problemeve të keqësimit të mjedisit, sigurimit ushqimor, varfërisë e papunësisë. Megjithëse vëllimi i shkarkimit të gazit serrë në Afrikë zë vetëm 4 % të vëllimit të përgjithshëm të shkarkimit në botë, 65 % e popullisë afrikane ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimi i klimës.

Presidenti Kenyatta tha se autoritetet keniane premtojnë se deri në vitin 2022 do të realizojnë pyllëzimin e të paktën 10 % të sipërfaqes së vendit, për përballimin e ndryshimit të klimës.

"Zhvillimi shoqëror dhe përdorimi i burimeve duhet të mos sjellin shkatërrimin e mjedisit dhe ky është gjithashtu kyçi për realizimin e programit të zhvillimit të vazhdueshëm. Ndryshimi i klimës do të vazhdojë të kërcënojë seriozisht zhvillimin e vazhdueshëm global, veçanërisht jetën e të varfërve. Duhet të marrim masa dhe të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për realizimin e Traktatit të Parisit dhe Objektivave për Zhvillimin e Vazhdueshëm të OKB-së deri në vitin 2030," u shpreh kreu kenian i shtetit.

Ndërkohë, presidenti francez Emanuel Makron tha se, përballë vështirësive të shumta në mjedisin global, palët duhet ta përballojnë aktivisht ndryshimin e klimës dhe të pakësojë shkarkimin, të zbatojnë Traktatin e Parisit dhe të kërkojnë rrugëzgjidhje konkrete.

Po të enjten, paralelisht me mbledhjen e Konferencës së Mjedisit të OKB-së u zhvillua samiti "Një Tokë" . Përfaqësuesi i Bankës Botërore shpalli në këtë samit se BB-ja do t'u ofrojë vendeve afrikane 22.5 miliardë dollarë amerikanë për përballimin e rreziqeve nga ndryshimi i klimës, duke krijuar raste të reja investimesh.

Mrekulli
Lajmet Kryesore