Kinë, ekonomia zhvillohet me qëndrueshmëri

2019-03-15 10:35:08 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi treguesit ekonomikë për janarin dhe shkurtin, të cilët tregojnë një rigjallërim të investimeve, konsum të qëndrueshëm dhe strukturë të përmirësuar industriale.

Investimet në pasuritë e patundshme janë ngritur 6.1 %, 0.2 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prirja e rritjes ka filluar nga shtatori i vitit 2018.

Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u rritën 8.2%, ndërsa vëllimi i prodhimit industrial u ngrit 5.3%.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore