Shtohen vendet që ndalojnë përdorimin e avionëve Boeing 737 MAX 8

2019-03-14 09:48:57 CRI Komenti juaj Printoni

Avion Boeing 737 Max

Njoftohet se më shumë vende kanë pezulluar fluturimin e avionëve Boeing 737 Max, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, pas rrëzimit të dytë të të njëjtit model brenda afro 5 muajve.

Sipas raportit, dy të tretat e linjave ajrore dhe rregullatorëve të aviacionit në botë kanë pezulluar përdorimin e këtij modeli.

Një avion i modelit 737 MAX 8 nga "Ethiopian Airlines" u rrëzua pak minuta pas nisjes të dielën nga kryeqyteti i Etiopisë drejt Najrobit, për pasojë të gjithë 157 personat në bord përfshi 8 anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.

Ky është i njëjti tip avioni që u rrëzua nga kompania ajrore indoneziane "Lion" në tetorin e vitit 2018.

Mrekulli
Lajmet Kryesore