Kina mirëpret Italinë të marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë"

2019-03-12 09:56:07 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh se Kina e mirëpret Italinë të marrë pjesë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".

"Italia është një vend i rëndësishëm i industrializuar dhe një ekonomi e zhvilluar. Kina mirëpret pjesëmarrjen aktive të Italisë në ndërtimin e nismës 'Një brez, një rrugë'. Jemi të bindur se kjo do të hapë një hapësirë më të gjerë për bashkëpunim dypalësh me leverdi reciproke duke u sjellë qarqeve industrialo-tregtare e publikut më shumë përfitime," tha Lu Kang.

Kryeministri italian Giuseppe Conte shprehu gatishmërinë për pjesëmarrjen në Forumin e dytë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", që do të zhvillohet në prill në Pekin.

Conte tha se ai e konsideron nismën "Një brez, një rrugë" si një rast për Italinë dhe Europën dhe se qeveria e tij e koalicionit po e studion dhe analizon më tej këtë nismë.

Sivjet është 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit dypalësh midis Kinës e Italisë, ndërsa viti i ardhshëm është 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore