Gratë janë gjysma e qiellit

2019-03-09 11:27:41 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gratë shqiptare dhe kineze festojnë 8 marsin në Tiranë


8 marsi, Dita ndërkombëtare e gruas u festua në mjediset e Ambaasadës së Kinës në Tiranë me një atmosferë mjaft miqësore dhe të gëzueshme në një pritje, ku morën pjesë zonja kineze dhe shqiptare të fushave të ndryshme. Mikëpritësja e kësaj feste, bashkëshortja e ambasadorit të Kinës në Tiranë, zonja Lyu Renhong pasi u uroi mirëseardhjen zonjave i përshëndeti ato, duke nisur veprimtarinë e titulluar "Pikëpamje dhe përtëritje e miqësisë ndërmjet grave shqiptare dhe kineze".

Zonja Lyu Renhong

Zonja Lyu Renhong tha se Kina dhe Shqipëria kanë gra të shquara që udhëheqin zhvillimin e botës dhe përmendi bamirësen shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për paqe dhe atë kineze Tu Youyou, nobeliste në mjekësi. Ndër të tjera zonja Lyu Renhong tha: "Sivjet është 70 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Kjo epokë e bukur na jep mundësi të mirë për shkëmbime mendimesh të bukura. Pas 70 vjetëve marrëdhëniet shqiptaro-kineze shkëlqejnë me një pamje të re, shtoi ajo.

Më tej në fjalën përshëndetëse zonja Lyu Renhong theksoi se femrat bashkëkohore kineze dhe shqiptare me shpirtin pozitiv dhe ambicioz po luajnë një rol të rëndësishëm në fushat politike, shoqërore, ekonomike, kulturore etj.

Bashkëshortja e ambasadorit kinez e mbylli përshëndetjen me urimin në shqip "Gëzuar 8 marsin".

Më tej drejtorja ekzekutive e shoqatës kulturore "Alb China", zonja Burbuqe Spahiu u ndal në kujtimet e saj nga jeta në Kinë dhe vlerësoi mikpritjen kineze dhe dashamirësinë e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndërsa aktivistja e të drejtave të grave, zonja Delina Fico pasi uroi 8 marsin, tregoi se ka lindur në Pekin, si bija e pedagogut të parë të gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të kryeqytetit kinez. Ajo vlerësoi zhvillimin e Republikës Popullore të Kinës në 30 vitet e fundit.

Në veprimtari foli dhe zonja Loreta Bedalli, një ndër studentet e para shqiptare të viteve 60-të në Kinë , e cila u ndal në kontributin e Republikës Popullore të Kinës në përgatitjen e studentëve shqiptarë të degëve të ndryshme dhe në ndërtimin e rreth 30 veprave të mëdha industriale në Shqipëri.

zonja Burbuqe Spahiu

zonja Delina Fico

Mbrëmja festive më pas u gjallërua me performancën e pergatitjes së çajit nga pedagogia kineze e Institutit Konfuci të Tiranës Wang Fanjin, por dhe luajtja në instrumentin muzikor kinez guqin nga diplomatja Chen Yao. Atmosfera u bë edhe më gazmore kur profesorja e baletit Nermin Strazimiri tregoi kujtimet nga vizita e saj në Kinën e vitit 67-të, por dhe performanca e kinezes Liang Weian me një pjesë baleti klasik kushtuar nënës në shoqëri.

Në ritmet e valleve shqiptare zonjat kineze dhe të ftuarat shqiptare vallëzuan së bashku, duke i dhënë një gëzim të veçantë atmosferës së 8 marsit në kryeqytetin shqiptar.

Në pritje ambasadori i Kinë s zoti Zhou Ding, pasi u uroi festën bëri një fotografi me të gjitha zonjat e pranishme.

(Eda Merepeza)

Zonja Chen Yao

 

Zonja Wang Fanjin

Mrekulli
Lajmet Kryesore