Ambasadori kinez Zhou Ding viziton gazetën "Albanian Daily News"

2019-03-07 10:25:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding bëri të martën një vizitë në zyrat e gazetës "Albanian Daily News", ku zhvilloi shkëmbime të thella mendimesh me drejtoren e gazetës Anisa Skëndaj, kryeredaktorin Alqi Koçiko etj.

Ambasadori Zhou vlerësoi lart faktin që "Albanian Daily News" i kushton gjithmonë vëmendje zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve e njofton lidhur me veprimtaritë e Ambasadës së Kinës në Shqipëri. Z. Zhou u shpreh se gjeografikisht Kina dhe Shqipëria gjenden larg njëra-tjetrës, por Shqipëria është shumë e njohur në Kinë. Filmat e këngët shqiptare të shekullit të kaluar u kanë lënë disa brezave të kinezëve përshtypje të thellë. Në historinë e miqësisë tradicionale, ka shumë ngjarje që janë një trashëgimi e çmuar. Duhet ta vazhdojmë e ta trashëgojmë këtë miqësi dhe do të nxitim zhvillimin më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve në epokën e re, u shpreh përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Shqipëri, duke theksuar se mediet kineze dhe shqiptare kanë potenciale të mëdha bashkëpunimi. Sivjet është 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë. Ambasada e Kinës në Shqipëri dëshiron që bashkë me gazetën "Albanian Daily News" të thellojnë bashkërëndimin dhe të japin kontribut për thellimin e miqësisë tradicionale dhe nxitjen e shkëmbimeve mes popujve të të dy vendeve.

Drejtoresha Anisa Skëndaj vlerësoi lart veprimtarinë për Festën e Fenerëve të Kinës dhe veprimtari të tjera të organizuara nga Ambasada e Kinës në Shqipëri dhe u shpreh se aktivitete të tilla të shkëmbimeve kulturore e artistike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shtimin e njohjes së shqiptarëve me Kinën e kulturën kineze. Ajo tha se, për një kohë të gjatë, ambasada kineze ka përkrahur aktivisht shkëmbimet midis mediave shqiptare e kineze. "Albanian Daily News" shpreson të vazhdojë shkëmbimet e bashkëpunimin e ngushtë me ambasadën e mediet kineze, për të dhënë njoftime më të gjalla lidhur me miqësinë dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadori Zhou Ding e njohu gjithashtu palën shqiptare me situatën e tanishme të Kinës, gjendjen e mekanizmit "16+1" etj.

"Albanian Daily News" është e vetmja gazetë e përditshme në gjuhën angleze me tirazh të madh në Shqipëri. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore