6 kryeministra evropianë bëjnë thirrje për nxitjen e multilateralizmit

2019-02-21 10:22:50 CRI Komenti juaj Printoni

Krerët e qeverive të Finlandës, Belgjikës, Holandës, Danimarkës, Estonisë dhe Sllovenisë u takuan në Helsinki të Finlandës të martën, duke bërë thirrje për promovimin e multilateralizmit në çështjet globale.

Sipas deklaratës së përbashkët pas takimit, gjashtë kryeministrat shprehën besimin se detyra kryesore në çështjet e tanishme globale është nxitja e "një rendi ndërkombëtar të bazuar te rregullat dhe e multilateralizmit efektiv". Ata ripohuan gjithashtu gatishmërinë e tyre për të ruajtur efektivitetin e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Krerët e qeverive të gjashtë vendeve kërkuan një "politikë më gjithëpërfshirëse dhe strategjike ndaj Kinës", përmirësimin e marrëdhënieve të tregtisë dhe të investimeve transatlantike dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Afrikën në një mënyrë më të balancuar. Deklarata gjithashtu theksoi se BE-ja duhet të bëhet një lidere globale në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore