Xi Jinping-u pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të 9 vendeve

2019-02-21 09:51:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping pranoi të mërkurën, në Pallatin e Madh Popullor në Pekin, letrat kredenciale të paraqitura nga ambasadorët e rinj të 9 vendeve në Kinë.

Këta nëntë ambasadorë të rinj në Kinë janë Walter Eduardo Duran nga Salvadori, Vikram Misri nga India, Rarakhat Durdyev nga Turkmenistani, Dario Mihelin nga Kroacia, Baktygulova Kanaiym nga Kirgizistani, Teshome Toga Chanaka nga Etiopia, Abbie Simone David nga Grenada, Sarah Serem nga Kenia dhe Mohamed Abdellahi Elboukhary Elvilaly nga Mauritania.

Presidenti Xi Jinping u shprehu mirëpritjen ambasadorëve të rinj, dhe nëpërmjet tyre përshëndetjet dhe urimet e sinqerta për liderët dhe popujt e vendeve të tyre.

Po atë ditë, presidenti Xi Jinping u takua edhe me sekretarin e ri të përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh)Vladimir Norov. Gjatë takimit kreu i shtetit kinez shprehu shpresën se Norovi do të bëjë përpjekje aktive për zhvillimin e OBSh-së. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore