Kina e nxit ShBA-në të mbajë qëndrim të drejtë mbi lidhjet tregtare

2019-02-20 10:10:39 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini e ka nxitur ShBA-në ta shikojnë zhvillimin e Kinës dhe lidhjet tregtare dypalëshe me një qëndrim të hapur dhe të punojnë me Kinën në fushat përkatëse.

Gjatë takimit me një delegacion amerikan të drejtuar nga zv.presidenti ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë të ShBA-së Myron Brilliant, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje ShBA-në ta konsiderojë zhvillimin e Kinës si një mundësi, gjë që do të jetë në të mirë të zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve.

Anëtarët e delegacionit amerikan thanë që publiku në ShBA po u kushton vëmendje konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë mes dy vendeve.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore