2019-02-20 10:05:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se, nëse Britania kërkon të vonojë largimin e saj nga BE-ja, asnjë vend anëtar i BE-së nuk do ta kundërshtojë këtë.
"Nëse Britania nuk largohet në datën 29, por më vonë, asnjë vend nuk do ta pengojë. Por Britania duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Europian nëse është ende anëtare në atë kohë," tha Juncker-i.
Zgjedhjet për Parlamentin Europian pritet të zhvillohen në fund të majit, ndërsa Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars. (Li Huailiang/Artan Goga)