Treguesi i mjedisit të biznesit në Kinë rritet në vitin 2018

2019-02-20 09:56:04 CRI Komenti juaj Printoni

Mjedisi i biznesit në Kinë vitin e kaluar është përmirësuar, me një tregues kyç që pati një rritje vjetore 8%.

Sipas shifrave të reja të bazuara në një sondazh me më shumë se 1 mijë kompani kineze, treguesi i mjedisit të biznesit u rrit në 60.1 gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Shumica e kompanive besojnë se promovimi i inovacionit dhe të mësuarit për t'u marrë me konkurrencën ndërkombëtare mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut.

Mbi 70 % e kompanive janë optimistë në lidhje me zbatimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në sektorët e arsimit dhe trajtimit mjekësor, si dhe në menaxhimin e qytetit.

Sipas një raporti nga Banka Botërore vitin e kaluar, Kina renditet e 46-ta në botë për lehtësinë e bërjes së biznesit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore