Kinë shënon arritje të reja në parandalimin dhe mjekimin e kancerit

2019-02-20 09:51:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka pasur arritje të suksesshme në parandalimin dhe mjekimin e kancerit gjatë vitit të kaluar.

Në mbarë vendin janë ngritur mbi 570 qendra regjistrimi për kancerin që mbulojnë afro 440 milionë veta.

Foto arkivi

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Li Bin tha që në Kinë janë përmirësuar metodat e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit:

"Kina ka pasur përparim në forcimin e parandalimit dhe mjekimit të kancerit. Kina u ka dhënë përparësi masave parandaluese, duke e vënë theksin te ekzaminimi e zbulimi i hershëm dhe duke promovuar diagnostikimin dhe mjekimin të hershëm të kancerit. Do të zbatohen më shumë masa të gjithanshme për të ulur vdekshmërinë nga kanceri."

Masat e reja përfshijnë sigurimin e furnizimit me barna kundër kancerit.

Kina ka miratuar 18 barna të reja për kancerin vjet, që përbëjnë 37.5 për qind të barnave të reja të miratuara.

(Wang Xianya )

Mrekulli
Lajmet Kryesore