MJK-ja: Kina dhe ShBA-ja duhet të bëjnë përpjekje për marrëveshje me përfitime të përbashkta

2019-02-20 09:41:45 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me raundin e ardhshëm të bisedimeve ekonomike-tregtare kino-amerikane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha se të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për të arritur një marrëveshje me përfitime të përbashkëta.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp, Geng Shuang u shpreh: "Ne shpresojmë se të dy palët do të bëjnë përpjekje për të realizuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy liderët në takimin e Argjentinës, të ecin në të njëjtin drejtim dhe të bëjnë çmos të arrijnë një marrëveshje të pranuar nga dy palët dhe me përfitime të përbashkta. Unë mendoj se kjo përputhet me interesat e të dy vendeve dhe është shpresa e përbashkët e bashkisë ndërkombëtare."

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi më parë se, me ftesën e palës amerikane, z. Liu He, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, zv.kryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, njëkohësisht drejtuesi i palës kineze në dialogun ekonomik Kinë-ShBA, do të vizitojë Uashingtonin. Ai do të zhvillojë raundin e 7-të të bisedimeve ekonomike-tregtare të nivelit të lartë së bashku me Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore