Kina, plan për zhvillimin bujqësor me cilësi të lartë

2019-02-19 10:45:44 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë njoftuar një plan për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të bujqësisë deri në vitin 2022.

Cilësia e produkteve do të përmirësohet dhe efikasiteti e konkurrueshmëria ndërkombëtare në sektorin bujqësor do të rriten.

Kina synon të rritë deri në vitin 2022 produktivitetin bujqësor për frymë në 55 mijë juanë, ose 8100 dollarë, dhe të shtojë eksportin e produkteve bujqësore, që pritet të rritet 3 për qind çdo vit gjatë kësaj periudhe.

Kina gjithashtu do të trajnojë mbi 5 milionë fermerë profesionistë dhe do të nxisë zhvillimin e kompanive gjigante të tregtisë së grurit dhe të konglomerateve ndërkombëtare bujqësore.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore