Nis Konferenca e 55-të e Mynihut për Sigurinë

2019-02-16 10:49:20 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca e 55-të e Mynihut për Sigurinë nisi më 15 shkurt në praninë e afro 600 përfaqësuesve nga qarqet politike,

tregtare, akademike, përfshi 40 krerë shtetesh dhe qeverish.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Punëve të Jashtme të PKK-së Yang Jiechi.

Tema kryesore e konferencës është zhvillimi i pavarur i Europës, bashkëpunimi ndër-atlantik dhe konkurrenca e vendeve të mëdha. Drejtuesi i Konferencës Wolfgang Ischinger u shpreh më 15 shkurt në ceremoninë e hapjes se tani çështjet ndërkombëtare janë të ndërlikuara dhe në krizë. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve që të zbatojnë përgjegjësitë për të ruajtur rregullat ndërkombëtare.

"Liderët e vendeve duhet të zbatojnë më shumë përgjegjesi, të zhvillojnë bisedimet këtë javë mbi sfidat e sigurisë globale, si konfliktet rajonale, ndryshimi i klimës, krimi i organizuar trans-kombëtar të shkaktuara nga njeriu dhe duhet të gjejmë mënyrat e zgjidhjes."

Ceremonia e hapjes u drejtua nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe homologu i saj britanik Gavin Williamson. Ursula von der Leyen tha në fjalimin e saj se po jetojmë në një epokë transformimesh të mëdha. Shkenca e tekologjia po zhvillohen me shpejtësi dhe ndryshimi i klimës dhe hendeku midis të pasurve e të varfërve po zgjerohet. Këto u dhanë njerëzve elemente pasigurie, por njëkohësisht u dhanë vendeve të ndryshme plot shanse e mundësi të bashkëpunimit të ri.

Përveç marrëdhënieve të partneritetit global, në agjendën e konferencës bëjnë pjesë edhe çështjet e sigurisë botërore përfshi kundërshtimin e terrorizmit, parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Konferenca për sigurinë organizohet nga 15 deri më 17 shkurt. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore