Pekin, Xi Jinping takohet me përfaqësuesit amerikanë të konsultimeve ekonomiko-tregtare

2019-02-16 10:11:07 CRI Komenti juaj Printoni

Konsultimet e 6-ta ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë Kinë-ShBA përfunduan të premten në Pekin. Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me përfaqësuesin tregtar të ShBA-së Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin.

Presidenti Xi theksoi se nëse Kina dhe ShBA-ja do të bashkëpunojnë, do të kenë përfitime reciproke, në të kundërt, dëmtime reciproke. Bashkëpunimi është zgjedhja e duhur. Kreu kinez shprehu shpresën se sipas parimeve e drejtimeve të përcaktuara së bashku me homologun amerikan Donald Trump delegacionet e dy vendeve do të forcojnë kontaktet, do të fokusohen tek bashkëpunimi, do të kontrollojnë mosmarrëveshjet, do të nxitin zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të bashkëpunimit ekonomiko-trgtar dhe të marrëdhënieve dypalëshe.

Prej shkurtit të kaluar, me nisjen e konsultimeve dypalëshe, kjo është hera e parë që presidenti Xi takohet me përfaqësuesit e palës amerikane. Kjo tregon se këto konsultime kanë arritur përparim të madh mbi bazën e rezultateve në konsultimet në Uashington para dy javëve. Kjo tregon gjithashtu se udhëheqësit e dy vendeve luajnë rol drejtues për zgjidhjen e mirë të mosmarrëveshjeve ekonomiko-tregtare midis Kinës e ShBA-së.

Analistët janë të mendimit se gjatë takimit me përfaqësuesit amerikanë, Xi shprehu shumë herë fjalën "Bashkëpunim", që tregon angazhimin dhe vullnetin e palës kineze për të zgjidhur mosmarrëveshjet ekonomiko-tregtare midis Kinës e ShBA-së nëpërmjet bashkëpunimit. Presidenti Xi vuri në dukje se bashkëpunimi është me parime, pra bashkëpunimi midis Kinës e ShBA-së për çështjet ekonomiko-tregtare s'mund të dëmtojë interesat bazë të vendit dhe të popullit kinez.

Pas shkurtit të vitit të kaluar, dy udhëheqësit zhvilluan dy herë bisedime telefonike dhe një takim në kohë kyçe që luajtën rol të rëndësishëm. Në 3 muajt e fundit, nën drejtimin e unanimiteteve të arritura nga dy liderët, delegacionet e dy vendeve shpejtuan konsultimet dhe punuan për të llogaritur sa më mirë "pluset dhe minuset" e problemeve ekonomiko-tregtare. Në konsultimet e kësaj here, dy palët zhvilluan shkëmbime të thella në fushat e transferimit të teknologjisë, të mbrojtjes së pronësisë intelektuale, të barrierave jotarifore, të shërbimeve, të bujqësisë, të bilancit tregtar, të sistemit të zbatimit etj., duke arritur unanimitet të parimeve dhe zhvilluan konsultime mbi Memorandumin e Mirëkuptimit për Çështjet Ekonomiko-Tregtare midis Kinës e ShBA-së. Të dyja palët vendosën që të vijojnë konsultimet javën e ardhshme në Uashington.

Këto rezultate tregojnë se shkëmbimet dypalëshe janë të gjerë dhe të thella, po ashtu u arrit konsensus për probleme kryesore duke treguar se lista e bashkëpunimit është më e gjatë dhe lista e mosmarrëveshjes është më e shkurtër. Këto unanimitete tregojnë parimet me barazi, leverdi reciroke dhe përfitime të përbashkëta.

Problemet ekonomiko-tregtare janë të ndërlikuara dhe ndoshta s'mund të zgjidhen brenda 90 ditëve. Tani mbeten edhe dy javë në përfundimin e afatit të caktuar të mbylljes së konsultimeve. Dy palët duhet të shpejtojnë llogaritjen e "pluseve dhe minuseve". Lidhur me rezultatet e fundit, duhet të zbatojnë qëndrime të kujdesshme e optimiste. Ndërsa dy palët mbajnë kontakte të ngushta dhe do të zhvillojnë bisedimet javën e ardhshme, liderët e dy vendeve u takuan përkatësisht me përfaqësuesit ekonomko-tregtar të palës tjetër dhe pala amerikane njoftoi se liderët e dy vendeve do të takohen përsëri. Bota duhet të jetë optimiste që Kina dhe ShBA-ja do të arrijnë marrëveshje ekonomiko-tregtare me leverdi reciproke e përfitime të përbashkëta. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore