Trump do të nënshkruajë projektligjin mbi shpenzimet dhe sigurinë

2019-02-15 11:01:22 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump do të nënshkruajë një projektligj dypartiak mbi shpenzimet dhe sigurinë kufitare, për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

Ndërkhohë presidenti amerikan pritet të shpallë një emergjencë kombëtare për të marrë fonde për murin me Meksikën, për të cilin është zotuar vazhdimisht se do ta ndërtojë me vendosmëri.

Kreu i shumicës në Senat Mitch McConnell u shpreh se senati do të votojë për miratimin e këtij projektligj, për të shmagur paralizimin e pjesshëm të administratës të premten.

Projekligji dypartiak do të sigurojë financimin vjetor të qeverisë, por nuk do të ofrojë 5.7 miliardë që presidenti Trump kërkon për ndërtimin e murit kufituar me Meksikën.

Parashikohet se edhe Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për legjislacionin të enjten. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore