Zyrtari i lartë palestinez sulmon konferencën e Lindjes së Mesme në Varshavë

2019-02-15 10:48:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Një zyrtar i lartë palestinez kritikoi konferencën e Lindjes së Mesme të mbajtur në Poloni.

Jibril Rajoub tha se qëllimi i kësaj konference është likujdimi i çështjes palestineze dhe se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në këto veprimtari.

"Ne nuk do të japim as ligjshmëri e as nuk do të mbulojmë veprimtari të tilla. Në fund, takimi i Varshavës synoi diku tjetër dhe çështja palestineze ishte një çështje margjinale. Dhe madje dhe ata që organizuan këtë konferencë nuk iu drejtuan përfaqësuesve të ligjshëm të popullit të Palestinës."

Në konferencën e Varshavës morën pjesë përfaqësues nga mbi 60 vende të botës, përfshi ShBA-në, Izraelin dhe disa vende arabe.

ShBA-ja dhe Polonia u shprehën se konferenca dyditore synoi nxitjen e paqes dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore