Venezuela kërkon përkrahje ndërkombëtare në OKB

2019-02-15 10:41:38 CRI Komenti juaj Printoni

Venezuela po përpiqet të marrë mbështetjen në OKB për të zgjidhur krizën politike të vendit.

Në deklaratën për shtyp në selinë e OKB-së në Nju Jork, ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza, në praninë e përfaqësuesve nga 16 vende të tjera, bëri thirrje mes të tjerash të respektohet parimi i të drejtave të barabarta dhe të mos ndërhyhet në çështjet e brendshme të vendit tjetër.

Prej 23 janarit, kur presidenti i Asamblesë Kombëtare Juan Guaidot u vetëshpall si president i përkohshëm, Venezuela u përfshi në trazirë politike. Vetemërimi i tij u njoh nga ShBA-ja dhe disa vende të tjera.

(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore