ShBA, Senati voton William Barr si avokatin e përgjithshëm

2019-02-15 10:28:05 CRI Komenti juaj Printoni

Senati i ShBA-së konfirmoi William Barr, të nominuarin e presidentit Donald Trump, si avokatin e ardhshëm të përgjithshëm.

Barr u votua nga Senati me 54 vota pro dhe 45 kundër.

Pas betimit po atë ditë në Shtëpinë e Bardhë, Barr do të kryesojë Departamentin e Drejtësisë, do të mbikëqyrë hetimin e këshilltarit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrje të supozuar nga Rusia në zgjedhjet e vitit 2016 dhe lidhjen me fushatën e Trump-it.

Barr tha se nuk do të ndërhyjë në hetimet për këto çështje.

Ai është një veteran i Departamentit të Drejtësisë, i cili shërbeu si avokat i përgjithshëm në Administratën e ish-presidentit George H.W. Bush.

Mrekulli
Lajmet Kryesore