May humb një votë në Parlament për strategjinë e daljes nga BE-ja

2019-02-15 10:24:52 CRI Komenti juaj Printoni

Shumica e ligjvënësve britanikë votuan të enjten kundër strategjisë së kryeminstres Theresa May për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Votimi ndërlikoi qëndrimin e saj përballë Brukselit me të cilin ajo kërkon të ridiskutojë marrëveshjen e Brexit-it.

303 deputetë votuan kundër dhe 258 pro për amandamentin e paraqitur nga qeveria, e cila kërkonte mbështetje për përpjekjet e saj për të modifikuar dispozitën më të kontestuar të marrëveshjes së tërheqjes, që ka të bëjë me kufirin irlandez.

Ndërkohë që vota nuk detyron qeverinë të ndryshojë strategjinë, ky numër do të pakësojë besimin e udhëheqësve të BE-së se May mund të fitojë përkrahjen e parlamentit për një marrëveshje të rishikuar. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore