Alipay mund të përdoret në farmacitë e zinxhirit më të madh në ShBA

2019-02-15 10:06:28 CRI Komenti juaj Printoni

Konsumatorët mund të përdorin tani Alipay-n, platformën kineze të pagesave përmes internetit kur blejnë në farmacitë e zinxhirit më të madh "Walgreens" në ShBA.

Tani Alipay mund të përdoret në 3000 farmaci të Walgreens-it në Nju Jork, San Francisko dhe Las Vegas.

Deri në prill, Alipay do të përdoret në më shumë se 7,000 farmaci të Walgreens-it në të gjithë ShBA-në.

Operuar nga Grupi i Shërbimeve Financiare Ant, përdoruesit e Alipay-t mund të gëzojnë shërbime të shumëfishta si kërkimi i taksisë, prenotimi i hotelit dhe blerja e biletave të kinemasë nëpërmjet aplikacionit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore