Kina dënon sulmin terrorist në Iran

2019-02-15 09:58:34 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze dënuan terrorizmin në çdo formë pas një sulmi vetëvrasës ndaj forcave iraniane të sigurisë.

Sulmi i së mërkurës shenjestroi personelin e Gardës Islamike Revolucionare të Iranit.

Deri tani janë konfirmuar 27 viktima dhe 13 të plagosur.

Përgjegjësia për këtë sulm është marrë nga një grup rebelësh suni.

Autoritetet iraniane u zotuan se personat përgjegjës për sulmin vdekjeprurës do të marrin dënimin e merituar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore