Kina dhe ShBA-ja përfundojnë raundin e ri të konsultimeve ekonomike-tregtare

2019-02-15 20:48:43 CRI Komenti juaj Printoni

Nga e enjtja deri të premten, Kina dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan në Pekin raundin e gjashtë të konsultimeve ekonomike-tregtare të nivelit të lartë.

Të pranishëm në bisedime ishin zëvendëskryeministri kinez Liu He, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtues i palës kineze në dialogun e gjithanshëm ekonomik Kinë-ShBA, Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së Robert Lighthizer dhe sekretari i Thesarit Steven Mnuchin.

Të dy palët zbatuan konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve gjatë takimit të tyre në Argjentinë në fund të vitit të kaluar dhe zhvilluan komunikim të thellë mbi tema me interes të përbashkët, duke përfshirë transferimin teknologjik, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, pengesat jotarifore, industrinë e shërbimit, bujqësinë, bilancin tregtar dhe mekanizmin e zbatimit, si edhe për çështjet me interes për Kinën.

Të dyja palët arritën konsensus në parim për çështje madhore dhe patën diskutime të veçanta në lidhje me një memorandum mirëkuptimi për çështjet ekonomike dhe tregtare dypalëshe.

Ato thanë se do të shtojnë punën e tyre brenda afatit kohor për konsultimet, të përcaktaura nga të dy krerët e shteteve dhe do të përpiqen për konsensus.

Të dy palët ranë dakord që konsultimet të vazhdojnë në Uashington javën e ardhshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore