Huawei" merr përgjigje nga organi mbikëqyrës kibernetik i Republikës Çeke

2019-02-15 19:16:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania teknologjike kineze "Huawei" ka marrë një përgjigje nga organi mbikëqyrës i kibernetikës i Republikës Çeke, tha të enjten një zëdhënëse e kompanisë.

"Ne kemi marrë përgjigjen nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Informacionit (NUKIB). Jemi duke e analizuar me kujdes dhe duke përgatitur hapat e ardhshëm," tha të enjten në mbrëmje Magda Teresa Partyka, menaxherja e marrëdhënieve publike të "Huawei"-it në Republikën Çeke, pa dhënë hollësi për përmbajtjen.

"Huawei" është një kompani private në pronësi të punonjësve të vet, e cila është shndërruar në tregtuesen më të madhe të pajisjeve të telekomunikacionit në botë dhe një udhëheqëse tregu në Evropë, duke i ndihmuar kompanitë e telefonisë së lëvizshme të ndërtojnë infrastrukturën e informacionit dhe komunikacionit.

Në dhjetor 2018 NUKIB-i bëri një paralajmërim për prodhimet e "Huawei"-t, duke thënë se përbënin një kërcënim potencial të sigurisë kombëtare për infrastrukturën kyçe të vendit. "Huawei" i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat.

Mrekulli
Lajmet Kryesore