Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me princin e kurorës të Arabisë Saudite

2019-02-15 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Geng Shuang bëri të ditur të premten në një konferencë për shtyp se princi i kurorës dhe zv.kryeministri i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman do të bëjë më 21-22 shkurt një vizitë në Kinë, ku do të takohet me kryetarin e shtetit të Kinës Xi Jinping.

Geng Shuang theksoi që vitet e fundit, partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Arabi Saudite ka ruajtur një prirje të mirë zhvillimi. Të dyja palët kanë shtuar gjithnjë e më shumë besimin e ndërsjellë politik, kanë pasur arritje të rëndësishme në fushën e energjisë, infrastrukturës, fluturimeve kozmike e satelitëve dhe kanë zhvilluar shkëmbime të ngushta njerëzore e kulturore.

"Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj vizite, do të konsolidohet më tej partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Arabi Saudite, do të forcohet integrimi i strategjive të zhvillimit mes dy vendeve e do të thellohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kornizën e 'Një brez, një rrugë'. Po ashtu, shpresojmë se të dyja palët do të shkëmbejnë thellësisht mendime mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Arabi Saudite," theksoi Geng Shuang.

Siç mësohet, të dyja palët do të zhvillojnë mbledhjen e 3-të të komitetit të lartë të përbashkët Kinë-Arabi Saudite dhe do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore