Pekini shpall planin për transformimin e "Qytetit të çelikut"

2019-02-15 17:11:57 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet bashkiake të Pekinit kanë publikuar një plan për ta shndërruar një zonë të zbrazët industriale në një simbol të ri të qytetit brenda vitit 2035.

Zona e re me sipërfaqe 22 kilometra katrorë, në periferinë perëndimore të Pekinit, gjendet në Parkun Industrial Shougang, një ish-uzinë çeliku e zhvendosur tani në Hebei dhe e njohur edhe si "Qyteti i çelikut".

Zëvendëskryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Bashkisë së Pekinit Hong Jiyuan shprehet:

"Ne duam të tërheqim industri që janë në përputhje me zhvillimin e rajonit, si industritë me cilësi të lartë, të zhvilluara dhe të përparuara, si edhe vendosjen e selive të ndërmarrjeve që fokusohen te sporti, kultura, financat, sigurimet dhe shërbimet teknike. Ne shpresojmë po ashtu që degët e tyre të transferohen dhe të vendosen në këtë zonë."

Në këtë zonë mund të ndërtohen gjithashtu objekte të tilla si muze dhe baza të inkubacionit industrial, ndërsa janë në ndërtim objekte sportive, duke përfshirë një pistë për ski dhe një qendër trajnimi, për Olimpiadën Dimërore 2022.

Mrekulli
Lajmet Kryesore