Teknologjitë e reja i sjellin radios më shumë raste zhvillimi

2019-02-14 11:56:23 CRI Komenti juaj Printoni

13 shkurti është "Dita Botërore e Radios" e përcaktuar nga UNESCO-ja. Në epokën e sotme digjitale, radioja mund të mbulojë më shumë njerëz në krahasim me platformat e tjera mediatike. Specialistët mediatikë shprehen se radio duhet të shfrytëzojnë zhvillimin teknologjik si interneti i gjërave, 5G etj, për të ofruar produkte dhe shërbime të sakta.

Sivjet, tema e "Ditës Botërore të Radios" është "Dialog, tolerancë dhe paqe", për të përkujtuar rolin e rëndësishëm të radios në nxitjen e debateve publike dhe shtimin e njohjeve reciproke tek individët. Me rastin e kësaj dite, nuk mungoi edhe një fjalim i rëndësishëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres

"Radio është një mjet i fuqishëm në dhënien e informacionit dhe shtimin e njohjes së njerëzve për problematika të rëndësishme. Radio është gjithashtu një platformë e ndërveprimeve personale, ku mund të shprehen opinione, shqetësimet, pakënaqësitë etj. Ajo mund të na mbledhë së bashku. Për OKB-në, veçanërisht për misionet tona paqeruajtëse, radio është një mjet i rëndësishëm për dhënien e informacioneve për njerëzit në zonat e luftës dhe për të ndihmuar bashkimin e tyre."

Sipas të dhënave të publikuara nga UNESCO-ja, në gjithë botën janë vendosur mbi 40 mijë stacione radioje. Edhe në rajonet e pazhvilluara, radioja mund të mbulojë mbi 75% të popullatës.

Specialisti i medias, profesori Hu Zhengrong tha se radio duhet ta shfrytëzojë rastet e zhvillimit të teknologjisë për të ofruar produktet dhe shërbime:

"Më parë, duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe zhvillimit të platformës së zërit dhe tregut të saj. Programet radiofonike duhet të prodhohen me hollësi për të tërhequr sa më shumë dëgjues. Së dyti, radioja duhet të transformohet si një sektor shërbimesh. Në bazë të të dhënave të mëdha dhe të inteligjencës artificiale, radiofolësit duhet t'u ofrojnë dëgjuesve shërbime të përshtatshme përmes zërit, si turizimi, blerja e mallrave dhe nevojat e tjera mund të realizohen plotësisht përmes zërit." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore