Kryeparlamentari koreanojugor refuzon të kërkojë falje për komentet ndaj perandorit të Japonisë

2019-02-14 10:18:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i parlamentit të Koresë së Jugut ka refuzuar të kërkojë falje për komentin e tij mbi perandorin e Japonisë.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare Moon Hee-sang i kërkoi perandorit Akihito të kërkojë falje për skllavërinë seksuale të grave koreane para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë një interviste për "Bloomberg" javën e kaluar.

Në intervistën e tij ai bëri thirrje që të kërkohej ndjesë e sinqertë nga kryeministri japonez apo nga perandori, për të zgjidhur çështjen e "femrave të komfortit".

Është vlerësuar se 400 mijë gra në Azi u detyruan të shërbejnë si skllave seksi për trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në atë kohë, Japonia ishte nën drejtimin e babait të Akihito-s, Hirohito.

Mrekulli
Lajmet Kryesore