Shtohen investimet e vendeve "Një brez, një rrugë" në Kinë

2019-02-14 10:08:33 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri kinez i Tregtisë Qian Keming tha se vitin e kaluar, investimet nga vendet e përfshira në nismën "Një brez, një rrugë" në Kinë kaluan 6 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo shifër tregon se tregtia midis Kinës e këtyre vendeve vijon të zgjerohet.

"Kemi nënshkruar marrëveshje me qeveritë e 9 vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë elektronike dhe transportuam 540 mijë konteinerë mallrash në Europë përmes mbi 6000 linjave të hekurudhës së shpejtë të Kinës. Vitin e kaluar, vëllimi tregtar me vendet përgjatë 'Një brez, një rruge' arriti në 1.3 trilion dollarë duke u shtuar 16% në krahasim me vitin 2017, kjo rritje është 3.7% më e lartë se rritja e tregtisë së jashtme," tha Qian Keming.

Zv.ministri kinez i Tregtisë Qian Keming

Rritja e investimeve ka ardhur kryesisht nga lehtësimi i kufizimeve ndaj investimeve të huaja, përmirësimi i pandërprerë i mjedisit tregtar dhe hapja e zonave të reja të tregtisë së lirë. (Fani/Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës)

Mrekulli
Lajmet Kryesore