BSH: Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve u rritën me 11.6%

2019-02-13 09:25:11 CRI Komenti juaj Printoni

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve në Shqipëri shënuan rritje me rreth 11.6% në terma vjetorë, ndikuar në masë të madhe nga zgjerimi vjetor i eksportit të shërbimeve me 8.4%.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e eksporteve të kësaj kategorie është përcaktuar në masë të gjerë nga zgjerimi i shërbimeve të udhëtimit me rreth 16.2%.

Për sa i përket importeve, rritja e përgjithshme për mallra dhe shërbime shënoi 7.8%. Ndikimi kryesor buroi nga rritja e importit të shërbimeve me rreth 14.3%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore