Ambasadori Zhou Ding takohet me ministren e Kulturës Elva Margariti

2019-02-12 11:50:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Shqipëri z.Zhou Ding u takua të hënën me ministren e re të Kulturës të Shqipërisë znj.Elva Margariti. Dy palët shkëmbyen thellësisht mendimet për shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor midis Kinës e Shqipërisë. Në takim morën pjesë këshilltari politik i ambasadës z.Bai Yunbin, këshilltari i ministres së kulturës Daniel Pirushi etj.

Ambasadori Zhou i shprehu znj.Margariti urime për detyrën e saj të re dhe shtoi se Shqipëria ka histori të gjatë e burime të pasura kulturore, tani shkëmbimet e bashkëpunimi kino-shqiptar në fushën kulturore janë zhvilluar shpejt duke u bërë pjesë e rëndësishme përbërëse në marrëdhëniet dypalëshe.

Me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Kina, tha ambasadori Zhou, është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me palën shqiptare në fushën e mbrojtjes së trashëgimive historike e kulturore, të sektorit të risive kulturore, në fushën e film-televizionit etj., për të nxitur rezultate të reja në shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor dypalësh.

Nga ana e saj, Elva Margariti vlerësoi aktivisht shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor midis Shqipërisë e Kinës dhe u shpreh se Kina është jo vetëm një vend i fuqishëm ekonomik botëror, por edhe një vend me histori të lashtë. Shqipëria shpreson të mësojë nga përvoja e Kinës në fushën e mbrojtjes së trashëgimive kulturore e të zhvillimit të sektorit të risive kulturore për të forcuar magjinë tërheqëse të kulturës shqiptare. Me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Shqipëria dëshiron të zhvillojë veprimtari të ndryshme kulturore me palën kineze me qëllim që shkëmbimet kulturore të bëhen urë e nxitjes së lidhjes së dy popujve. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore