2019-02-12 10:02:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Foto arkivi :kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier
Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in Michel Barnier i bëri thirrje kryeministres britanike Theresa May të nënshkruajë një marrëveshje për bashkimin e përhershëm doganor me bllokun.
Barnier tha se po afrohet afati i përfundimit për arritjen e një marrëveshjeje para se Britania e Madhe të largohet nga BE-ja muajin mars.
BE-ja po i bën thirrje kryeministres May që të punojë me udhëheqësin e opozitës britanike Jeremy Corbyn për ratifikimin e marrëveshjes së tërheqjes që ajo negocioi me Brukselin.
Marrëveshja e miratuar në tetor u refuzua me shumicë votash nga ligjbërësit britanik muajin e kaluar.
Barnier tha se qartësimi mbi atë çfarë do të ndodhë në të ardhmen do të varet nga Londra. (Xu Guang )