Kina do të shpejtojë miratimin e ilaçeve të reja kundër kancerit

2019-02-12 09:46:33 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria qendrore e Kinës njoftoi se po punon për shkurtimin e kohës së nevojshme për regjistrimin dhe miratimin e ilaçeve të reja kundër kancerit. Pjesë e këtyre planeve të reja është dhe ulja e çmimeve.

Në një mbledhje të Këshillit të Shtetit thuhet se ekspertët do të mblidhen për të zgjedhur ilaçet e reja jashtë vendit për të plotësuar nevojat urgjente klinike.

Politikat e importit do të përmirësohen për të siguruar që këto ilaçe të hynë sa më shpejt në Kinë.

Synimet e tjera përfshijnë diagnostikimin në fazë të hershme dhe trajtimin e kancerit, si dhe politikat preferenciale të taksave për medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të rralla. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore