Përparon projekti i lidhjes së rrjetit elektrik në Detin e Kinës Jugore

2019-02-12 09:41:52 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca Hainan

Projekti i dytë i lidhjes së rrjetit elektrik ndër-detar, që lidh rrjetet e Guangdong-ut dhe Hainan-it, ka bërë një përparim.

Misioni i tij më i rëndësishëm është shtrirja e katër kabllove ultra-të fuqishme nëndetëse përgjatë ngushticës.

Çdo kabëll ka një gjatësi prej 32 kilometrash, duke e bërë atë kabllorin më të gjatë nënujor në botë prej 500 kilovoltësh.

Chen Kui është drejtori i Projektit të Lidhjes së Energjisë Elektrike Hainan

"Rrjeti Hainan do të shtojë kapacitetin e vet të tanishëm të transmetimit të energjisë nga 600 mijë kilovatë në 1.2 milionë kilovatë, duke reduktuar në masë të madhe rrezikun e ndërprerjeve të larta të energjisë në ishullin e Hainan-it, që shpesh shkaktohen nga tajfunët dhe në mënyrë efektive përmirësimin e sigurisë në shfrytëzimin e energjisë nga klientët tanë."

Projekti i parë i lidhjes së rrjetit të energjisë u përfundua një dekadë më parë dhe i dyti pritet të përfundojë në prill.

Mrekulli
Lajmet Kryesore