Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding viziton Fierin

2019-02-11 16:31:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, z.Zhou Ding vizitoi më 7 shkurt me ftesë qarkun e Fierit dhe u prit nga kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi dhe kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj. Në këto takime ishte i pranishëm dhe këshilltari ekonomik e tregtar i ambasadës z.Lian Gang.

Kryebashkiaku Subashi përgëzoi ambasadorin Zhou për detyrën e tij të re dhe shprehu kënaqësinë e tij që Fieri u bë selia e kompanisë me investime kineze "Bankers Petroleum".

Qeveria e Fierit ka krijuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me këtë kompani dhe është e gatshme të shtojë bashkëpunimin për të siguruar zbatimin e mbarë të planit të investimeve të kompanisë.

Subashi tha se mbi bazën e shkëmbimeve të qyteteve miqësore, Fieri është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me palën kineze në tregti e bujqësi, shkëmbime kulturor-artistike, turizëm, promovimin e mjekësisë kineze etj. Kryetari Subashi i uroi ambasadorit Zhou dhe popullit kinez një vit të ri të lumtur.

Ambasadori Zhou shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e qeverisë rajonale Fier në nxitjen e shkëmbimeve lokale midis Kinës dhe Shqipërisë dhe mbështetjen për zhvillimin e ndërmarrjeve kineze në Shqipëri. Ai tha se do të konsiderojë në mënyrë aktive propozimin e bashkëpunimit të kryetarit, si dhe shpreson se të dy palët do të kapin plotësisht mundësinë e mirë të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, të nxitin së bashku Fierin të luajë rol më aktiv në shkëmbimet dypalëshe dhe të forcojnë bashkëpunimin konkret në të gjitha fushat.

Ambasadori Zhou u takua gjithashtu edhe me kryebashkiaken e Roskovecit znj. Majlinda Bufi dhe me atë të Patosit znj.Rajmonda Balilaj ku diskutuan kryesisht për bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore