Liu Cixin: Kina duhet të ketë lloje të ndryshme të filmave fantashkencorë

2019-02-11 10:09:02 CRI Komenti juaj Printoni

Autori i fantashkencës i Kinës dhe fituesi i çmimit "Hugo" për vitin 2015 Liu Cixin tha se Kina duhet të bëjë më shumë për të nxitur lulëzimin e industrisë së filmave fantashkencorë.

"The Wandering Earth" është filmi i parë fantashkencor i Kinës me buxhetin e madh të prodhimit, i cili është përshtatur nga një tregim i shkurtër i Liu Cixin-it. Gjatë pushimeve të Festës së Pranverës, ky film fitoi rreth 2 miliardë juanë të ardhura nga shitja e biletave duke u shpallur kampion në tregun e filmave.

"Filmat fantashkencorë duhet të jenë të larmishëm. Ne duhet të kemi lloje të ndryshme të këtyre filmave në vend të ndjekjes së vetëm një stili. Xhirimi i filmave në një stil nuk ka të ardhme. Ne duhet të krijojmë një sistem profesional të industrisë së filmave fantashkencorë," tha Liu Cixin.

Autori i fantashkencës i Kinës, Liu Cixin

Liu u shpreh se përshtypja më e fortë e sjellë nga Kina është ndjenja e së ardhmes, e cila tërheq njerëzimin dhe do të nxitë lulëzimin e fantashkencës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore