Antarktidë, ekipi i ekspeditës kineze instalon stacionin e ri meteorologjik

2019-02-11 09:45:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi i ekspeditës kineze ka ngritur një stacion të ri meteorologjik në Antarktidë.

I vendosur pranë bazës kërkimore "Zhongshan", stacioni i ri kinez i motit do të përdoret për të mbledhur informacion mbi temperaturat, lagështinë dhe shpejtësitë e erës në "kontinentin e ngrirë".

Stacioni i ri i monitorimit të motit gjithashtu përfshin pluskuese, të cilat janë vendosur në ujërat bregdetare përreth.

Chen Dake nga ekipi i ekspeditës kineze tha se pluskueset janë projektuar për të shënuar paracaktime mbi luhatjet e temperaturës në ujërat që rrethojnë kontinentin.

"Oqeani Antarktik është vendi ku shkëmbimi i nxehtësisë midis oqeanit dhe atmosferës ndodh më ashpër në botë. Megjithatë është një vend i vëzhguar rrallë për shkak të kushteve të rënda ujore. Ka pak kohë reale dhe vëzhgime afatgjata seri. Nëse krijohet një unazë e madhe vëzhgimi në Oqeanin Antarktitk dhe qarkun polar, do të kemi më shumë informacion për këtë çështje."

Kina tashmë ka disa stacione meteorologjike në Antarktidë pranë stacioneve "Kunlun" dhe "Taishan".

Megjithatë, sistemi i ri pritet të japë informacion shumë më të hollësishëm për të ndihmuar shkencëtarët kinezë të gjurmojnë se çfarë ndikimi mund të ketë ndryshimi klimatik në këtë kontinent. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore