Janar, rezerva valutore e Kinës vazhdon rritjen

2019-02-11 20:48:30 CRI Komenti juaj Printoni

Rezerva valutore e Kinës u rrit në 3.0879 trilionë dollarë amerikanë në fund të janarit.

Rritja ishte 15.2 miliardë dollarë amerikanë, ose 0.5 për qind, krahasuar me dhjetorin 2018, sipas të dhënave të Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor (SAFE).

Besohet se faktorët që kanë ndihmuar në këtë rritje kanë qenë forcimi i monedhave të tjera përveç dollarit dhe rritja e çmimeve të pasurive financiare.

"Pavarësisht nga mjedisi ndërkombëtar i paqëndrueshëm dhe i pasigurt, rezerva valutore e Kinës mbeti e qëndrueshme në përgjithësi," tha Wang Chunying, zëdhënësi dhe kryeekonomisti i SAFE-s, duke përmendur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kinës dhe bilancin e pagesave ndërkombëtare.

Rezerva valutore e Kinës pritet të mbesë e qëndrueshme mes luhatjeve, duke qenë se ekonomia kineze do të vazhdojë prirjen afatgjatë të zhvillimit të saj, së bashku me përparimin e vazhdueshëm të hapjes dhe flukset e balancuara të kapitalit ndërkufitar, si rezultat i përmirësimit të mekanizmit të tregut valutor, që do të shmangë ndikimin e jashtëm dhe luhatjet e tregut, tha Wang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore