Kina përmirëson raketën mbartëse "Marshimi i Madh-6"

2019-02-11 20:36:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina njoftoi të hënën se po prodhon versionin e modifikuar të raketës "Marshimi i Madh-6" me katër përforcues shtesë për të rritur kapacitetin e saj mbartës.

Raketa e përmirësuar, me kapacitet mbartës të mesëm, do të dërgohet në hapësirë deri në vitin 2020, sipas Akademisë së Teknologjisë Hapësinore të Shangait në varësi të Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Kinës (CASTC), e cila ka projektuar raketën.

Me një cikël të shkurtër të përgatitjes për nisje, "Marshimi i Madh-6" është përdorur kryesisht për lëshimet komerciale të Akademisë. Raketa ka kryer dy teste në hapësirë në shtator 2015 dhe nëntor 2017, duke mbajtur përkatësisht 20 dhe tre satelitë.

Raketa me tre faza është 29.3 metra e gjatë dhe peshon 103 tonë. Ajo ka një kapacitet mbajtës prej një ton për orbitë heliosinkronike.

"Marshimi i Madh-6", me karburant të lëngshëm të bërë nga oksigjeni i lëngët dhe vajguri, është raketa e parë kineze që përdor karburant jotoksik dhe jondotës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore