Shija e pasur e "tokës së peshkut dhe orizit"

2019-02-09 09:41:57 CRI Komenti juaj Printoni
Festa e Pranverës është dita më e rëndësishme e bashkimit të të gjithë familjes në Kinë. Hubei, i njohur si "vendi i peshkut dhe orizit", është provinca kineze me tryezën më të pasur në Festën e Pranverës.

Ushqimet kanë kuptime më të shumta simbolike në natën e Festës së Pranverës në Hubei. Zakonisht banorët e kësaj province hanë tre "të plota", që janë pula e plotë, peshku i plotë dhe rosa e plotë, duke simbolizuar mbarësi të gjithanshme dhe të plotë.

Për vendësit, shija e ushqimeve të vendlindjes është më e mira, sepse kjo shije është edhe malli për vendlindjen dhe familjen. Hubei është i njohur edhe si "krahina e një mijë liqeneve". Në Festën e Pranverës, të ashtuquajturat rrënjë lotusi me nëntë vrima nuk mund të mungojnë në tryezën e festës. Bashkë me mishin e skuqur, ato janë shumë të shijshme.

Pas ngrënies së aq shumë pulave, rosave e peshqve, ka shumë zgjidhje të mundshme për të hequr shijen e yndyrës, si karamelet dhe tortat e ndryshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore