Haxhi: Rritja ekonomike mbetet e fortë edhe për periudhën afatmesme

2019-01-31 09:35:46 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është vendi kryesues në rajon për rritjen ekonomike dhe vazhdon të mbetet e fortë edhe në periudhën afatmesme, ku ecuria pozitive do vijojë të ruajë trendin e rritjes.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi u shpreh dje se, raporti më i fundit i FMN-së për Shqipërinë, konfirmon një rritje ekonomike prej 4.2% për vitin 2018.

"Ka disa sektorë, që kanë kontribuar më shumë se të tjerët. Nga statistikat e fundit kryeson eksporti i cili jep një kontribut të rëndësishëm, turizmi dhe investimet në infrastrukturë. Tek eksportet zërat kryesorë janë bujqësia, energjia dhe shërbimet", – u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me PPP, Haxhi u shpreh se, "raporti përshëndet angazhimin më të madh të Ministrisë së Financave në ligjin e ri, si kontrollues dhe monitorues të këtyre PPP-ve, edhe nëse do të vijojnë në disa sektorë specifikë". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore