Një çelës për të kuptuar Kinën

2019-01-24 17:42:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në shkëmbimet ndërkombëtare, bota perëndimore ka shumë kuriozitet për zhvillimin e Kinës dhe politikat e saj, por ata e kanë të vështirë t'i kuptojnë ato, dhe madje shpeshherë i keqkuptojnë. Në fjalimin e tij të mbajtur të mërkurën në mbledhjen vjetore të Forumit Ekonomik Botëror, të zhvilluar në Davos të Zvicrës, zv.presidenti i Kinës Wang Qishan theksoi se perspektivat historike, kulturore dhe filozofike janë çelësi për të kuptuar Kinën.

Sipas perëndimorëve, në marrëdhëniet ndërkombëtare "s'ka miq të përhershëm, por ka vetëm interesa të përhershëm". Kinezët kanë një koncept të ndryshëm për moralin dhe përfitimet, duke theksuar më shumë moralin sesa përfitimet dhe duke i kushtuar rëndësi ekuilibrit midis moralit e përfitimeve. Para mbi 2 300 vjetëve, ideologu i madh kinez Meng Zi është shprehur: "Jetën dhe moralin, i dua që të dyja. Por nëse duhet të zgjedh vetëm një prej tyre, zgjedh moralin dhe heq dorë nga jeta."

Gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka nxitur me forca të mëdha nismën "Një brez, një rrugë". Një pjesë njerëzish mendojnë se kjo nismë ka sfiduar rendin ndërkombëtar, të drejtuar nga vendet perëndimore. Ky është një botëkuptim i ngushtë. Nisma "Një brez, një rrugë" i ka rrënjët në kulturën tradicionale kineze. Meng Zi ka thënë gjithashtu se "nëse je i suksesshëm, përpiqu të bësh të mira edhe për të tjerët". Koncepti i Kinës së sotme për bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta mishëron pikërisht këtë ide të Meng Zi-së.

Në kohën e globalizimit, varfëria është një nga armiqtë më të mëdhenj të njeriut. Si vendi më i madh në zhvillim dhe ekonomia e dytë në botë, Kina është e gatshme të ndajë rezultatet e zhvillimit me vende të tjera, që të realizojë zhvillimin e përbashkët.

Në raportin e fundit të kompanisë së sigurimeve tregtare "Euler Hermes" parashikohet se në vitin 2019 vëllimi i tregtisë ndërkombëtare që ka të bëjë me nismën "Një brez, një rrugë", do të shtohet me 117 miliardë dollarë amerikanë, duke kontribuuar për 0.3% të rritjes së tregtisë globale dhe 0.1% të rritjes e ekonomisë globale.

Para mbi 600 vjetëve, zyrtari kinez Zheng He lundroi në Oqeanin Indian në krye të një flote kolosale. Atëkohë Kina zotëronte teknologjitë më të përparuara në botë dhe ishte më e fuqishmja në aftësitë e lundrimit dhe potencialin ushtarak, megjithatë ajo nuk kolonizoi asnjë vend tjetër.

Në fjalimin e tij në Forumin e Davosit, zv.presidenti i Kinës Wang Qishang tha: "Duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, duhet të mësohet për të kaluarën e Kinës që të kuptohet e tashmja dhe të parashikohet e ardhmja e saj".

Mrekulli
Lajmet Kryesore